“Rusallka” Ja kush është Jorgjie Truja
që interpretoi operën e parë shqiptare

“Rusallka” Ja kush është Jorgjie Truja<br />që interpretoi operën e parë shqiptare
“Rusallka” ka qenë opera e parë shqiptare që ka çelur sezonin artistik 1953-1954 të Filarmonisë shqiptare.
 
Duke parë dokumentet dhe materialet vihet re një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe impenjim artistik, ku edhe pjesëmarrësit në këtë shfaqje kanë qenë të shumtë, sepse përveç realizimit muzikor dhe këngëve në skenë, do të merrnin pjesë personazhe dytësore që ishin fshatarë, gjahtarë, shtëpiake, dado, etj.
 
Gjithashtu premiera kishte këngë të shumta të korit, kishte balet dhe kostume të larmishme. Në boshtin e ngjarjeve është konceptuar konflikti midis shtresave të varfëra dhe aristokrate.
 
Kompozitori rus i “Rusallkës” A.S. Dargomizhskij ka lindur në shkurt të vitit 1813 në Tula dhe ka vdekur në Peterburg më 5 janar 1869. Në përgjithësi vepra e tij ka një trajtim romantik.
 
Jorgjia Truja ka interpretuar dramën e Natashës së braktisur që dashurohet me Knjazin e nga dhimbja shndërrohet në sirenën Rusallka. Ajo lind edhe një vajzë uji, e cila ishte e Knjazit dhe e quan Rusaloçka.

Knjazi është interpretuar nga tenorët Zihni Berati dhe Stavri Rafael. Ndërsa Mullisi babai i Rusallkës është interpretuar nga Hysen Pelinku e Mihal Ciko. Ai është një personazh i rebeluar që kërkon të hakmerret me Knjazin, sepse mendon se e bija është mbytur.

Ndërkohë vajza e Natashës, Rusaloçka, e luajtur nga Takuina Truja (Adami) (dhe dy dublantetLulu Sejko e Juli Gjoka), atëherë fëmijë kërkon të bashkojë nënën me babain dhe ta tërheq Knjazin pranë ujit. Dashuria e Natashës triumfon në këtë opera.

“Jorgjia realizoi me shumë sukses një ndër personazhet më të vështirë operistik, atë të Natashës që bëhet Rusalakë, të Dagormirzhskit”, shkroi dirigjenti i operës Mustaf Krantja.

Ndërsa muzikologia Hamide Stringa shprhet për interpretimin e parë të sopranos se “në vokalin e Jorgjia Trujës të formuar teknikisht dhe të latuar muzikalisht plot dritë timbrike, Jorgjia realizoi me dinjitet rolin E Rusallkës”.

Jorgjie Truja përfaqëson një nga figurat më të spikatura të këngëtareve lirikë në Shqipëri, dhe një nga personalitet që kanë kontribuar më shumë në kulturën e vendit tonë. Ajo studioi në Konservatorin "Santa Сеcilia" të Rоmës në vitet 1927-1932.

Jorgjie Truja ka kënduar dhe ka dhënë koncerte në vitet ‘30-‘50, duke qenë edhe një ndër pedagoget e Institutit femëror "Nana Mbretëreshë" në Tiranë. Ajo gjithashtu ka qenë nismëtare e hapjes së Liceut Artistik, Akademisë së Arteve, ku kreu detyrën e pedagoges së kantos dhe dirigjimit. Truja ka interpretuar ne disa opera si dhe ka vene skenë si regjisore mjaft vepra.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë