E frikshme Rusia me prezantimet që bën në armatim. Më e fundit është një raketë e madhe bërthamore, më e fuqishmja që është ndërtuar deri tani. Sipas zyrtarëve ushtarakë rusë raketa ka fuqi të shkatërrojë një vend të madh si Franca, shkruan britanikja ‘Mirror’.

Presidenti rus Vladimir Putin është duke kërkuar me ngulm ta zëvendësojë arsenalin e SS-18 me raketën bërthamore RS-28 Sarmat e njohur edhe si Satan 2.

Në bazë të fotografive të postuara në internet, ky sistem i avancuar është i pajisur me 16 koka bërthamore.

Armët do të bëhen gati për vitin 2018, dhe do të bëjnë që bomba në Hiroshima e Nagasaki të ngjajë si një shpërthim i vogël mine.