Sipas një miti urban, meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda, por një studim i ri sugjeron diçka ndryshe. Psikologët e Universitetit të Ohajos, thanë se realisht meshkujt mendojnë për seksin rreth 34 herë në ditë, kurse femrat kanë mendime erotike rreth 19 herë në ditë.
Në studim morën pjesë studentë të moshës nga 18 deri në 25 vjeç. Atyre iu bë me dije që të regjistronin sa herë mendonin për seksin, ushqimin dhe gjumin për një javë rresht.
Përsa i përket femrave, rekordin e arriti një femër, e cila tha se gjatë një dite ajo kishte 140 mendime seksuale ose një herë në shtatë minuta.
Lidhur me aspektin e ushqimit, femrat mesatarisht mendojnë për këtë gjë 15 herë në ditë, kurse meshkujt 25 herë në ditë. Në aspektin e gjumit, fermat mendojnë çdo 72 minuta kurse meshkujt çdo 33 minuta.
Në fund të anketimit, rezulton se meshkujt janë më të fokusuar më shumë se femrat përsa i përket nevojave të tyre fizike, përfshirë edhe për seksin. Në qoftë se do ta krahasojmë në përqindje, 59% e meshkujve “i punon” mendja për seks disa herë në ditë, krahasur me 45% të femrave.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com