E ndërsa mbrëmja po konsiderohej e lodhshme dhe e mërzitshme Ellen De Generes ka ndezur situatën duke ndarë me të gjithë një “selfie”, ku bien në sy Jennifer Lawrence, Bradly Cooper, Meryl Streep, Brad Pitt.
Të gjithë të qeshur dhe mjaft të shkujdesur, një foto e shkrepur fare rastësisht nga Cooper, e cila ka thyer rekordin.
Në më pak se një orë fotoja është klikuar mbi 1.7 milionë herë në rrjetet sociale, duke mundur kështu foton e Presidentit Barack Obama, ku përqafon Michelle, me 570 mijë klikime.
Ellen njoftoi më pas se fotoja ka “thyer Twitterin” e saj për shkak të trafikut që krijoi në rrjetin social pëlqimi dhe shpërndarja e saj.
Kjo mund të jetë dhe një reklamë për sponsorizuesin e madh të mbrëmjes, Smasung, pasi fotoja është shkrepur nga Cooper me një telefon Galaxy Note 3.
(b.t/shqiptarja.com)