“Sfida”, ekspozojnë 9 artistë me
aftësi të veçanta në Galerinë Kalo

“Sfida”, ekspozojnë 9 artistë me<br />aftësi të veçanta në Galerinë Kalo
Një ekspozitë e artistëve me aftësi të veçanta është hapur në Galerinë Kalo në Tiranë.

Janë prezantuar veprat më të zgjedhura të 9 artistëve, duke filluar nga piktori i njohur Llambi Blido, që ka humbur shikimin dhe vazhdon të pikturojë, e deri tek fëmija autik 17-vjeçar Drini Sallaku, që e zbuloi vetëm para katër vjetësh pikturën si një mjet komunikimi. Në ekspozitë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, i cili vërejti se artistët shqiptarë kanë nevojë për më shumë prezantim

“Ju falënderoj për ftesën. Këtu duhet të ishte edhe bashkëshortja ime, sepse ajo merret më tepër me artin, por ju kërkojmë ndjesë se ka shkuar me punë jashtë Shqipërisë. Ne mendojmë se arti shqiptar, artet pamore kanë nevojë për më shumë prezantim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kjo ekspozitë që titullohet Sfida është bërë me një koncept të veçantë, konceptin e artit gjithëpërfshirës. Arti në fund të ditës është një shprehje e artistëve.”

Mes artistëve me aftësi të kufizuara që marrin pjesë në ekspozitën Sfida, si Edi Leksani, Benard Lekgegaj, Franceska Xhunga, Anastasi Dhimitri, Maria Taragjini, etj, është edhe 17-vjeçari Drini Sallaku, të cilit i kishte munguar mbështetja nga shoqëria. Kjo ekspozitë e ka bërë Drinin të kuptojë se nuk është vetëm. Nëna e Drinit rrëfen sesi arti dhe marrja pjesë në ekspozita e kanë ndihmuar atë të kapërcejë barrierat. 

Drini si duket e ndjen veten mirë dhe e ka të brendshëm talentin të cilin e shpalos në këtë formë, pasi e ka të pamundur të folurin. Drini ndjehet më i vlerësuar, pasi deri tani ka bërë 3 ekspozita personale dhe dy të tjera i ka hapur me artistë profesionistë dhe amatorë” tha ajo.

Ekspozita me vepra në pikturë e skulpturë e 9 artistëve me aftësi të veçantë do të qëndrojë e çelur deri më 12 qershor në Galerinë Kalo.

ekspozita

ekspozita

ekspozita
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave