Një konflikt verbal ka ndodhur mes këngëtarit shkodran Bujar Qamili dhe kompozitorit Aleksandër Lalo, gjatë festivalit “Kënga ime”. Gjatë spektaklit të së dielës në TV Klan, Lalo, i cili është në funksionin e anëtarit të jurisë është shprehur se Bujat Qamili “i ka futur mik” për të arritur në finale.
Portale të ndryshme kanë publikuar se paskuintave mes tyre ka patur edhe konfrontim fizik, por diçka e tillë nuk është vërtetëtuar. Qamili ka reaguar pas kësaj deklarate të Lalos duke thënë: “As që bëhet fjalë ta kem goditur. Vetëm e kam kapur prej dore. Ai më fyeu drejtpërdrejt gjatë spektaklit, duke thënë se unë i kisha futur mik për të më nxjerrë në finale.
Në pozitat që jam unë, nuk kam fare nevojë që të ndërhyj për të hyrë në finale. Unë finalen e kam pasur të sigurt, pa hyrë fare në këtë festival,”-tha Qamili. Këngëtari ka shtuar se situata është e tillë për shkak se Lalo konsumon alkool gjatë emisionit dhe këngëtari shkodran nuk pranon të kritikohet nga një pijanec, siç e ka cilësuar ai Lalon. Ndërkohë kompozitori është shprehur se ai nuk pi alkool gjatë emisionit, por Coca-Cola si dhe që shakaja e tij në lidhje me pijen është keqinterpretuar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com