“Shqiptarët janë duke përgatitur
një hakmarrje, Vuçiç në objektiv”

“Shqiptarët janë duke përgatitur<br />një hakmarrje, Vuçiç në objektiv”
Ish-oficeri i lartë i sigurisë serbe, Mark Nikoviç në një intervistë për mediat serbe akuzon dhe ofendon shqiptarët, ndërsa paralajmëron një sulm ndaj Vucic të njëjtë me atë që ndodhi në Bosnje pak muaj më parë kur e goditën me gurë dhe sende të forta.
 
“Në Shërbimin Sekret Shqiptar ka ende ish-sigurimsa të cilët duan që të hakmerren për luftën më 1999 në Kosovë, pasi ata trajnuan terroristët nga Kosova gjatë luftës.
 
Një numër i madh i tyre humbën jetën gjatë luftës, dhe ata nuk e kanë harruar një gjë të tillë dhe do të kërkojnë hakmarrjen.
 
Unë e di se në krye të strukturave të sigurisë shqiptare ka akoma ish-sigurimsa, ndërsa ka numrin më të vogël të punonjësve me arsim të lartë.
 
Shqipëria nuk ka kapacitet për të siguruar rendin në një ndeshje të tillë, pasi numri i policisë, 1500 që ka vendosur në dispozicion është shumë i vogël.
 
Më 8 Tetor nuk mund të flitet më për futboll, pasi shqiptarët në Beograd treguan se nuk janë të interesuar për sport.
 
Oficerët tonë të sigurisë duhet të bëjnë kujdes maksimal, pasi Aleksandër Vucic është objektiv kryesor i sulmeve terroriste.
 
Urime Vucic, ka treguar guxim për vizitën në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen, por ju duhet të dini se është i ekspozuar ndaj rrezikut të madh të njëjtit që ishte në Bosnje, kur Srebrenica donte ta vriste.
 
Shumë shqiptarë besojnë se ardhja e tij është provokim.
 
Ne nuk duhet të harrojmë se Edi Rama ka provokuar në Serbi, duke thënë se Kosova nuk është Serbi”deklaroi Mark Nikoviç.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut