MAT- Familjarët e së ashtuquajturës “Shtëpia e verdhë”, në Gurrë të Vogël të Matit, deklarojnë se nuk do të lejojnë kontrollin e shtëpisë së tyre nga prokurorët e Task Forcës së EULEX për të hetuar në lidhje me akuzat e ish-senatorit zviceran Dick Marti për trafik organesh.
Mersim Katuçi, djali i madh i “Shtëpisë së verdhë, ka deklaruar për “Kohën Ditore” në Prishtinë se ai dhe familja e tij nuk janë dakord që EULEX-i të rikthehet në shtëpinë e tij për hetime e kontroll, pasi këtë ata e kanë kërkuar për 8 vjet rresht dhe kërkesat e tyre ranë në vesh të shurdhët.
Djali i madh i Katuçëve kërcënon se nëse vijnë familjarët do bllokojnë hetuesit e EULEX-it, ashtu siç vepruan dhe në10 gusht të vitit 2009 me reporterët e KiE-së.
Deklarata e familjarëve të shtëpisë së përfolur vjen menjeherë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet ligjin që I jep të drejtë për hetime EULEX.
Familja Katuci ka paditur në gjykatë një vit më parë raportuesin e KiE Dick Marty, për dëm moral dhe kërkojnë dëmshpërblimin në vlerë 10 miljonë lekë nga ana e senatorit zviceran.
Familjarët kërkojnë gjithashtu që Dik Marti të përgënjeshtrojë raportin që bën objekt shtëpinë e tyre për transplant organesh të ushtarëve serbë nga ana e ish –ushtarëve të UCK. ("Koha Ditore", ns/shqiptarja.com)