“Shtoni infermierët pas 9 muajsh, sot
ka shumë dashuri”, deklarata e Pique

“Shtoni infermierët pas 9 muajsh, sot<br />ka shumë dashuri”, deklarata e Pique
Gerard Pique ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj në mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou”, ku ka folur me shumë ekzaltim për mediat pas përmbysjes historike të Barcelonës ndaj PSG-së.

Qendërmbrojtësi ishte i ngazëllyer: “Tre gola në shtatë minuta? Kam përjetuar golin e Iniestas në Stamford Bridge, por kësaj here ishte diçka e pakrahasueshme.

Të shënosh gol në minutën e 95-të dhe tre të tillë në shtatë minuta, mund të flasësh jo vetëm për mrekulli, por për ndeshje historike.

“Unë sonte do të dal të festoj, edhe pse nesër kemi përsëri stërvitje. Nga nesër duhet të fillojmë të mendojmë për kampionatin dhe ndeshjen me Deportivon.

Personalisht mendoj se në spitale duhet të fillojnë të punësojnë infermiere brenda 9 muajve të ardhshëm, pasi sonte do të bëhet shumë dashuri…”
- ishin fjalët e mbrojtësit katalanas pas sfidës elekrizuese në Camp Now.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin