Nesër në orën 17.00 në Stadiumin e qytetit të Korçës, zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë masat për garantimin e zhvillimit normal të kësaj ndeshjeje.
Në këtë kuadër përveç shërbimeve policore që janë të pranishme në gjithë ambientet e stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e rregullit e lëvizjes së tifozëve, nga ana e strukturave të policisë është vendosur :
-Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve, nga ora 12.00 e datës 14.12.2016, deri në përfundim të ndeshjes, në rrugën “Niko Kovaçi” dhe unazën përreth Stadiumit.
-Po ashtu nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet përpara dhe pas Stadiumit.
-Do të ndalohet përdorimi i pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarrëve, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e Stadiumit.
-Nuk do të lejohet hyrja në Stadium e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, edhe nëse janë të shoqëruar dhe pajisur me biletë.
Qytetarët që janë pajisur me biletë, të marrin masa për paraqitjen në ambientet e Stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit, pasi në orën 17.00, do të ndalohet hyrja e mëtejshme në Stadium.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com