BERAT - Strukturat e Policisë në Berat kanë asgjësojnë 3.049 rrënjë “Canabis sativa”.

“START 2015” ka nxjerrë në pah 7 parcela të hapura rishtazi e të kultivuara me bimë narkotike në pyllin e fshatit Omëzez.

Në këto parcela ishin kultivuar 3049 rrënjë bime narkotike të dyshuar si Canabis Sativa.

Lartësia e tyre varionte nga 10-25 centimetra dhe janë asgjesuar në vend me anë të djeguies.

Nga hetimet paraprake dhe të dhënat që policia disponon autor i kësaj vepre penale dyshohet të jetë shtetasi P.R i cili është shpallur tashmë në kërkim.

kanabis

kanabis

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)