Komisioni Europian zbardh takimin mes komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Komisioneri Fyle inkurajoi qeverinë e re që të vazhdojë procesin e reformave të lidhura me BE, në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
“Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë thelbësore për të trajtuar sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Ndërkohë që statusi kandidat është i arritshëm”, tha Fule. Komisioneri inkurajoi veprime të përqëndruara për trajtimin e prioriteteve të mbetura që kërkohen për çeljen e negociatave.
Sipas tij, është gjithashtu e rëndësishme për të biseduar me të gjitha palët e interesuara, brenda vendit, në rajon dhe vendet anëtare. “Shqipëria do të duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, deklaroi Fyle.
Komisioneri për zgjerimin theksoi se Komisioni Europian është duke finalizuar raportin e progresit, vlerësimin për progresin e arritur në vend gjatë 12 muajve të fundit, që do të publikohet muajin që vjen, praktikisht pas mesit të tetorit.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com