“Stop punës së Fëmijëve”, dhjetra
fëmijë marshojnë në kryeqytet

Me pankarta në duar dhjetra fëmijë të shkollave të Tiranës kanë marshuar sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për ti thënë stop punës dhe dhunës ndaj tyre.
 Pankartat shkruanin “Kur një prind fut në punë fëmijën e tij është si ta vrasë atë. Fëmijët janë për tu dashur e adhuruar jo për tu shfrytëzuar si vegla pune”.
 
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, UNICEF dhe Save the Children tërheq vëmëndjen e autoriteteve shqiptare për marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.

Pavarësisht se numri i fëmijëve që punojnë raportohet të jetë në rënie në dekadën e fundit, puna e fëmijëve mbetet një sfidë globale. Sipas raportit të INSTAT të 2012-ës, 57,000 fëmijë në Shqipëri punojnë, 8.2% e tyre midis moshave 5-17 vjeç. Fëmijët e moshës 5-13 vjeç përbëjnë 28,5 për qind të fëmijëve që punojnë ndërsa 80% e fëmijëve që punojnë angazhohen në bujqësi në punë të papaguara në tokat e tyre.

Studimi Kombëtar i UNICEF dhe Save the Children për fëmijët në situatë rruge, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies sociale raporton 2.500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri. Këta fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme, kryesisht lypje në rrugë ose larje e xhamave të makinave. Fëmijët që punojnë në shumicën e rasteve mbeten jashtë sistemit arsimor madje deri në braktisjen e shkollës.

UNICEF dhe ILO raportojnë se 11% e fëmijëve të moshës 5 deri 17 vjeç (ose rreth 168 milionë fëmijë) punojnë në gjithë botën.Pothuajse një e treta e fëmijëve që punojnë janë të angazhuar në punë të rrezikshme që kërcënojnë shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre. UNICEF dhe Save the Children i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masat e duhura për parandalimin e punës së rrezikshme për gjithë fëmijët dhe t’ju sigurojnë atyre arsim ciësor dhe gjithëpërfshirës.



Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti