Do të jetë një natë që ja vlen të rrish zgjuar për të parë superhënën e ‘përgjakshmë’ që do të shfaqet mbrëmjen e 28 shtatorit. Do të jetë nata e ‘hënës së madhe të kuqe”, kur mes orës 02:10 dhe 07:23 të së hënës do të ndodhë një eklipsi i plotë i hënës. Sateliti ynë do të hyjë në konin e hijes që projekton toka ndërsa kalon përballë diellit dhe do t’a errësojë tërësisht atë; madje duke i ndryshuar komplet ngjyrën. Në rajonin tonë do të jetë më e përshtatshme për t’u parë nga ora 04:11 deri në orën 05:25; një kohë e mjaftueshme për t’u mbrekulluar nën një hënë magjike, raporton Corriere.it.
Ky event njihet me emra të ndryshëm si ‘super hëna e përgjakshme’, ‘eklipsi i superhënës’ etj. Por pavarësisht emrit, bëhet fjalë për të njëjtin fenomen spektakolar që do ti mahnisë të gjithë këtë fillim jave. Ky fenomen, i superhënës dhe ekslipsit njëkohësisht, është një ngjarje shumë e rrallë ndaj nasa na shpjegon disa të dhëna më të detajuara mbi të.

1) Superhëna
Një superhënë është hëna e plotë ose hëna e re që ndodh pranë ekuinoksit vjeshtor dhe është një nga momentet e hënës më pranë tokës (perigeo, e barazvlefshme me 356.876 kilometra largësi). Kjo bën që hëna të duket 14% më e madhe në diametër, e parë nga toka.
2) Eklipsi lunar
Një eklips lunar ndodh kur hëna kalon pas tokës në hijen e krijuar nga projektimi i rrezeve të diellit mbi të. Ky fenoment mund t’i japë hënës një nuancë të kuqe.
3) Një eklips i superhënës
Kombinimi i dy fenomeneve të mësipërme nuk ndodh shumë shpesh. Që prej 1900-ës eklipsi i superhënës ka ndodhur vetëm 5 herë. Hera e fundit që ka ndodhur ishte më 1982-in dhe nëse e humbisni këtë herë do t’ju duhet të prisni për shansin e rradhës deri në vitin 2033, raporton NASA.
Këtë vit, kjo ngjarje do të shihet nga dy Amerikat, Europa dhe Afrika në mbrëmjen e 27 shtatorit dhe mëngjesin e ditës pasardhëse.Për të gjithë ata që do të pengohen nga koha e keqe apo qielli me mjergull, NASA Television do të paraqesë live të gjithë eventin. /ATSH/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com