Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bashkëpunoi në aktivitetin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me “Të mundim diabetin”.
Në Shqipëri ne kemi afërsisht 75000 diabetikë të regjistruar që mjekohen për diabetin dhe rreth 4% të popullatës adulte që është me diabet dhe nuk e di ende, e rrjedhimisht edhe nuk trajtohet e ndiqet. Çdo vit në Shqipëri janë gati 800 vdekje të lidhura direkt me diabetin, më shumë se në aksidentet automobilistike.
Në ditën botërore të shëndetit fokusi u përqendrua tek diabeti i cilësuar këto kohë si “vrasësi i heshtur”.
Një epitet aspak i ekzagjeruar duke pasur parasysh statistikat e fundit për numrin e madh dhe grupmoshat e ndryshme që preken nga kjo sëmundje. Këtë ditë APR dhe OBSH ia kushtoi fëmijëve në Park, duke synuar që të sensibilizojë më shumë opinionin publik dhe edukimin e brezave të rinj për një jetë aktive dhe mirëushqyerjen.
Pikërisht duke pasur këtë ‘target group’ në vëmendje, aktivitetet nisën me shfaqjen: “Domatja Kërcimtare”, një kros për fëmijë në natyrë. Në përpjekje për të ftuar fëmijët, por natyrisht edhe prindërit për një jetë aktive në natyrë.
Për disa informacione më shumë jo vetëm për diabetin por dhe për një jetë të shëndetshme u mendua vendosja e një këndi me libra kushtuar aktivitetit, por dhe këndi i ushqimeve të shëndetshme tërhoqi më shumë fëmijë në këtë aktivitet.
Për disa këshilla më shumë për fëmijë, por dhe prindër ishin të të pranishëm, një nga shefat e kuzhinës së “Masterchief” – Albania, Renato Mekolli i cili foli për ushqimin e shëndetshëm.
Kryqi i Kuq kishte stendën e tij, ku vullnetarët shpërndanë fletë palosje informuese për mirëushqyerjen si dhe matën diabetin për frekuentuesit e Parkut të Madh të Liqenit, falas. Edhe Spitali Amerikan ndihmoi në këtë ditë me disa stenda në park ku u ofruan shërbime falas!
Gjithashtu në shërbim të qytetarëve ka qenë dhe një ambulancë – laborator e cila do ofroi check up falas për të gjithë ata që dëshironin të kontrollonin gjendjen e tyre shëndetësore.
/Shqiptarja.com