Hageld Goxhaj i është bashkuar “Konkursit të Kuzhinës”, ku nga e hëna deri të enjten do të vëzhgojë zonjën Tefta në gatim, ndërsa ditën e premte do të realizojë i vetëm dy recetat e përzgjedhura.
Si gjithmonë zonja Tefta ka përdorur fantazinë për të përgatitur dy gatime të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Hageldi ka ndjekur me vëmendje këshillat e mësueses së tij, ndërkohë që duhet të memorizojë përbërësit e recetave të ndryshme që do të realizohen gjatë javës.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësues, një shef kuzhine dhe zonja Tefta, ata që do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit të shkollës së Hoteleri-Turizmit në provën e javës.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë nxënësi që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë javëve të gatimit.
Receta e parë, Tavë me perime
Përbërësit:
Patëllxhan 4
Qepë 2
Patate 2
Speca 4
Domate 3
Pure domate 200 gr
Erëza
Vaj ulliri Altis
Receta e dytë, Krahë pule me makarona
Përbërësit:
Krahë Pule 1 kg
Qepë 1
Domate 500 gr
Karrotë 1
Seleno 1 degëz
Patate 2
Vezë 2
Miell
Ujë
Ujë
Gjalp
100 gr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)