“Të  mbrojmë Linditën”, flasin Xhaçka
e Spiropali, surprizon vajza e Topallit
Vajza e Topallit:Nikolla,jo e keqja e politikës

“Të  mbrojmë Linditën”, flasin Xhaçka<br />e Spiropali, surprizon vajza e Topallit<br />Vajza e Topallit:Nikolla,jo e keqja e politikës
Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka e cilëson si shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë, sulmin që studentja e Lëvizjes për Universitetin bëri ndaj ministres Lindita Nikolla.
 
Deklaratat e Berishës, Olta Xhaçka i konsideron si një turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.
 
Ndërsa e pyetur për reagimin e Mimoza Hafizit, deputetja e PS, tha se prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji.
 
Në një status në faqen e saj në "Facebook", Elisa Spiropali e cilëson veprimin e vajzës si dhunë të pastër, ndërsa thekson se “As në Kanun nuk lejohej t’i zije pritë një gruaje”.
 
Sipas Spiropalit, "vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show".
 
Edhe vajza e Jozefina Topallit ka dënuar sulmin me salcë ndaj ministres së Arsimit nga Lëvizja për Universitetin duke deklaruar se nuk është Lindita Nikolla e keqja e politikës.
 
Deklarata e plotë e Olta Xhaçkës

Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u sulmua në mënyre  tinëzarë nje grua e cila jo vetëm ka udhëhequr nje reforme te veshtire qe i shërben te ardhmes se vendit, por qe ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave te te rinjve është.
 
Personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim nga ana jonë, pasi veprimi i saj, nuk është asgjë tjetër përvecse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë.
 
Por, reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.
 
Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua.
 
Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.
 
Theksojme për qytetaret se e drejta e tubimit dhe e protestës është nje e drejte kushtetuese, thelbesore dhe e pacenueshme. Por si cdo e drejte njerezore ajo ka nje limit. Limiti mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit.
 
Pavaresisht pakënaqësisë apo revoltës personale qofte kjo edhe kolektive, fyerja dhe cenimi i integritetit te figurës se tjetrit nuk respekton parimet e bashkëjetesës demokratike dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e te drejtës për te protestuar. Protesta si cdo e drejte duhet bere sipas mjeteve ligjore dhe duke respektuar te drejtat e tjetrit.
 
E theksojme, asnjë arsye nuk justifikon përdorimin e nje vajze për te ushtruar dhune mbi nje grua. Sensi i protestës e rebelimit, antikonformismi, apo kinse idealializmi për te dhunuar ne emer te padrejtësisë nuk mund te shërbejnë kurrsesi si justifikim për te tilla akte qe nuk kane asgjë te përbashkët me ligjin, qytetarinë, demokracinë apo shoqërinë qe duam te ndërtojnë.
 
 
Një koment për deklaratën e deputetes Hafizi mbi sulmin ndaj ministres Nikolla?
 
Shumë shukrt. Prinsim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji.

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja