Ndërsa ka kaluar një vit që kur kancelarja Merkel u shpreh "do t’ia dalim" shprehje e cila u bë simbol i politikës së saj të dyerve të hapura për emigrantët. Por Merkel tërhiqet, gjatë një interviste për median gjermane “Suddeutche Zeitung” kancelarja pranon se Gjermania ka bërë në të shkuarën gabime sa i përket çështjes së emigrantëve.
“Edhe ne gjermanët kemi injoruar për një kohë të gjatë këtë problem. Që në vitin 2004 -2005 erdhën shumë emigrantë,por kemi lënë Spanjën dhe vende të tjera që të merren me këtë cështje. Madje edhe ne kemi kundërshtuar në atë kohë një ndarje proporcionale të refugjatëve. Gjermania ishte e lumtur pasi mirëpriti shumë refugjatë gjatë luftës në Jugosllavi”,u shpreh Merkel.
Kancelarja shtoi se vendi nuk e trajtuar në mënyrën e duhur cështjen e emigrantëve cka vlen edhe për kufijtë e jashtëm të Shengen. Sipas saj BE duhet të bashkëpunojë në mënyrë më strikte me Afrikën. Edhe pse së fundmi popullariteti i saj ka rënë, Merkel sërish mbrojti shprehjen e saj sa i përket dyerve të hapura“ do t’ia dalim”.
Redaksia online
(e.m/shiptarja.com)
/Shqiptarja.com