Gjykata e krimeve të rënda ka nisur këtë të hënë procesin ndaj Valentina Tufinës, e njohur si tezja e kokainës e cila është arrestuar pak kohë më parë në kosovë për llogari të një hetimi të përbashkët Shqipëri-Kosovë në të cilin u godit rrjeti i narkotikëve drejtuar nga Gëzim Cela.

Ka qenë gjykatësi Dritan Hallunaj i cili ka zhvilluar këtë seancë për pak caste pasi mungesa e prokurorit ka bërë që procesi të shtyhet për javën e ardhshme, ndërsa vetë Tufina është përfaqësuar me avokat mbrojtës pasi ajo ndodhet në paraburgim në Kosovë në pritje të ekstradimit.

Në operacionin e një viti më parë në pranga ranë Valentina Tufina, Realt Hysolli dhe Kujtim Celaj, pasi Gëzim Celaj mundi të arratisej dhe prej asokohe është në kërkim.
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)