“The Economist”: Demokraci hibride
Shqipëria, dyshime për zgjedhjet
Sipas “The Economist”, në vendin tonë sundon një “regjim hibrid” nga pikëpamja demokratike, me probleme të mprehta parregullsish zgjedhore, që shpesh nuk lejon zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme.
TIRANE - Shqipëria është një “regjim hibrid” sa i përket nivelit të demokracisë në vend dhe nga shtetet europiane le pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Ky është konkluzioni i analizës për demokracinë nëpër botë, reflektim i situatës në fund të vitit 2012, që bën prestigjozja britanike “The Economist”, përmes grupit të saj të “inteligjencës financiare”, “The Economist Intelligence Unit”.
Ky indeks është një ndër dokumentet më serioze që mat dhe skedon “barometrin” demokratik kudo në botë dhe tregon shkallën e demoracisë për vitin 2012 në 200 vende të botës, ku Shqipëria renditet në vendin e 90.
Për vendet që kanë demokraci të plotë, indeksi i demokracisë llogaritet në shifrën 10. Sipas klasifikimit sektorial, në Shqipëri me 5.67 pikë vlerësohet procesi elektoral, pluralizmi politik me 7 pikë, funksionimi i qeverisë 4, pjesëmarrja politike 5, kultura politike 5 dhe të drejtat civile 7.35 pikë. Raporti vlerëson se, nga 28 vende të Evropës Lindore, 1 vend është me demokraci të plotë, 14 vende me demokraci të dobët, 6 vende me regjim hibrid dhe 7 vende me regjim autoritar.
Në grup me Shqipërinë me klasifikimin "demokraci hibride" janë në botë vende si Siri Lanka, Hondurasi, Bangladeshi, Nikaragua dhe Uganda.
Në këtë listë Shqipëria mbetet pas shumë shteteve të Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës. Shtete si Hong-Kongu, Malavia, Timori Lindor dhe Senegali janë përmirësuar më shumë, duke mundur të klasifikohen këtë vit një kategori më lart se Shqipëria, si vende me “demokraci me të meta”.
KATEGORIZIMI“The Economist” shpjegon se regjimet hibride janë ato, që kanë probleme të mprehta me parregullsi zgjedhore, që shpesh nuk i lejojnë zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Presioni qeveritar mbi partitë e opozitës dhe kandidatët në to është shumë i përhapur si fenomen. Dobësi serioze këtu ka në drejtim të kulturës politike, funksionimit të Ekzekutivit dhe pjesëmarrjes politike.
Korrupsioni është shumë i përhapur dhe sundimi i ligjit konsiderohet i dobët. E tillë është edhe shoqëria civile. Tipike e këtyre regjimeve është trysnia mbi mediat dhe fakti që Gjyqësori nuk është i pavarur.
NDRYSHIMIKrahasuar me vitin 2011, Shqipëria ka bërë hapa prapa. Gjatë këtij viti indeksi i demokracisë ka qënë 5.81, ndërsa gjatë 2012 indeksi është 5.51. Sa i përket lirisë së medias, indeksi ka kaluar në 5.67, ndërsa në vitin 2011 ku indeks ka qenë 5.81.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32