“The Economist”, shkrimi i Tim
Judah për kanabisin në Shqipëri

“The Economist”, shkrimi i Tim<br />Judah për kanabisin në Shqipëri
Gazetari i revistës së njohur, “The Economist”, Tim Judah u shfaq para pak javësh në krah të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë një aksioni për djegien e hashashit, në Vlorë. Interesi se si do e pershkruante gazetari i 'The Economist' situaten me kanabisin ne Shqiperi ishte shumë i madh, sidomos në kohën kur droga ka qenë kryefjala e opozitës për të goditur qeverinë. Dhe pas kaq kohësh shkrimi i Tim Judah vjen sot tek "The Economist", me titullin në anglisht, "Hash and burn". 

Tahiri e pranon se tymi i kanabisit u shkakton kollë policëve, por ky është problemi më i vogël sot. «Këtu bëhet lufta e Europës me drogën», thotë ai, «miliarda euro janë në lojë», shkruan Tim Judaj ne shkrimin per 'The Economist" duke sjellë panoramen që vëzhgoi ne Tragjas të Vlorës. 

Por çfarë thotë më gjerësisht shkrimi për kanabisin në Shqipëri?

Shkrimi i “The Economist
Është kulmi i sezonit dhe dhjetëra burra të mbuluar nga djersët punojnë në ara pranë fshatit shqiptar Tragjas, duke korrur frytet e kanabisit. Një grup policësh të armatosur dhe me maska qëndrojnë pranë tyre dhe i mbikqyrin. Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, vjen me helikopter për të vëzhguar shkatërrimin e plantacioneve. Grumbuj me shkurre, gati dy metra të lartë, i ka përfshirë flaka. Tahiri e pranon se tymi i kanabisit u shkakton kollë policëve, por ky është problemi më i vogël sot. «Këtu bëhet lufta e Europës me drogën», thotë ai, «miliarda euro janë në lojë». 

Shqipëria është furnizuese e madhe e tregut europian të drogës. Vendi ka qenë prej kohësh bazë, nga e cila bandat kriminale kanë kontrabanduar çdo gjë, nga cigaret tek heroina, kokaina, vaji i kanabisit dhe substanca të tjera të ndaluara në pjesën tjetër të Europës, sipas Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, që është dhe agjencia e drogës në Europë. Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar.

Njëri nga destinacionet më të mëdha është Italia, aty ku «malli» kalon me skafe, kamionë dhe avionë privatë; muajin e fundit trafikantët u përpoqën ta kalojnë edhe me «jetski» (motoçikleta uji). Një gazetë italiane u hap me një titull paksa të çmendur: «Lumenj të drogës po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë». Çdo ditë gjatë kësaj vere, Guardia di Finanza, një forcë ushtarake e policisë italiane, veproi në territorin shqiptar për të zbuluar koordinatat e plantacioneve të kanabisit për «djemtë» e Tahirit . «Pothuajse të gjithë plantacionet e identifikuara janë shkatërruar», thotë ai. Në fund të gushtit, ai pretendon se njerëzit e tij shkatërruan një milion bimë kanabisi, nga
gjysëm milioni të regjistruara në vitin 2014.

Të tjerë janë më pak të sigurt për këto shifra. Banorët e këtyre zonave ankohen se disa plantacione – ato të cilat janë të vështira për t’u arritur – nuk janë prekur. Politika shqiptare është e mbushur me akuza për lidhje të politikanëve me mafian e drogës. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, thotë se edhe vetë zoti Tahiri i
mbron bosët e drogës. Këtë akuzë, Tahiri e mohon me forcë. Basha gjithashtu pretendon se gjatë fushatës zgjedhore tre vjet më parë, Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë, bëri marrëveshje të pista me mafiozë të zonave të ndryshem, për të fituar vota; tani, ai mendon se Rama është peng i tyre.

Socialistët e hedhin poshtë këtë teori; ata argumentojnë se në tetë vitet kur partia e Bashës ishte në pushtet, kanabisi kultivohej hapur në fshatin e vogël të Lazaratit. Prodhimiishte i tillë që Ministria e Brendshme e vlerësonte rreth 4,5 miliard euro, thuajse gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Shifrat janë për vitin 2014, deri kur në Lazarat hyri policia.
Është e vështirë të rendisësh faktet, kur kanabisi vazhdon të digjet. Plantacionet tani janë përtej Lazaratit. Por zyrtarët italianë refuzojnë të flasin, ndërsa shqiptarët janë seriozë kur bashkëpunojnë me ta. Vitin e kaluar Dritan Zagani, një zyrtar në poste drejtuese në polici, kërkoi azil politik në Zvicër, pasi u dyshua se i tregoi italianëve për një
rrugë të re të kalimit të drogës; policia shqiptare tha se informacionet rrodhën tek mafia.

Një burim diplomatik thotë se problemi i kanabisit po shkon «duke u përkeqësuar». Por, pavarësisht nga shkalla e vërtetë e asgjësimit të kanabisit, është e paqartë nëse kjo ka ndonjë ndikim real. Vende të tjera, si Maroku, gjithashtu furnizojnë Europën me drogë. Në Amerikën Latine, në përgjithësi shkatërrimi i bimëve të kokainës dëmton prodhuesit e vegjël, por i lë të paprekur bosët. Megjithatë, Tahiri është sfidues.

«Pavarësisht burimeve të vogla që vumë përballë parave të drogës», thotë ai, «njerëzit janë duke punuar më mirë se kurrë këtë vit». Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e rendit dhe ligjit, dhe e besueshmërisë në Europë, veçanërisht nëse synon të hyjë në Bashkimin Europian. Tahiri thotë se mafiozët duhet të dinë se nuk ka më «të paprekshëm». (e pershtatur shqip, nga Tema)

Shkrimi tek The Economist

the economist
Tim Judah gjate operacionit te asgjesimit te kanabisit ne Shqiperi

judah tahiri

Saimir Tahiri me gazetarin Tim Judah
tahiri
(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim