Kush tha se sagat për të rinj u mbyllën me “Twilight” dhe “Harry Potter”? Industria kinematografike sjell një tjetër film që qëndron në të njëjtën linjë me dy sagat popullore duke synuar kështu të ngrejë një histori të re në ekranin e madh. Këtë herë është radha e “The Mortal Instruments: City of Bones” qe vjen premiere ne kinema Millennium prej dates 13 shtator.

Është një film  aksion, aventure, dramë, fantashkencë, krim dhe romancë njëherësh . Një produksion  130 minutësh, i drejtuar nga regjisori norvegjez Harald Zwart, I njohur për filmat “Pantera Rozë 2” dhe “Femija I karatesë”. Në film interpretojnë  Lily Collins, Jamie Campbell Boëer, Robert Sheehan, Kevin Zegers, Lena Headey, Aidan Turner, Jemima West, Godfrey Gao, CCH Pounder, dhe Jared Harris.
Në Nju Jork, një adoleshente  si shumë të tjera e quajtur Clary Fray (interpretuar nga Lily Collins) zbulon se është pasardhëse e një linje gjuetarësh shtrigash të përzgjedhur për të dëbuar demonët nga kjo botë. Kur nëna e  Clary zhduket , vajza i bashkohet një grupi të rinjsh Shadoëhunters në udhëtim aventuresk nëpër metropol, që do ta lejojë të takojë krijesa të përbindshme dhe të matet me magji të paimagjinueshme.

Fantashkenca e zezë, është  bazuar në një roman besteller për të rinj, të shkruar nga Cassandra Clare. Epopeja është e ndarë në pesë volume të publikuar prej vitit 2007. E vecanta e këtij filmi në krahasim me paraardhësit e tjerë është urbanizimi I fantashkencës, përbindësha dhe magjistarë që lëvizin nëpër metropol

Si në sagën e “Twilight”, edhe në këtë film ka një trekëndësh dashurie, ku njëri prej të dashuruarve është njerëzor i thjeshtë dhe tjetri një magjistar. Që të dy përpiqen që a mbajnë  vajzën Clary në botën e tij. Natyrisht një këmbë në këtë botë dhe një tjetër në botën e fshehtë e ngatërrojnë keqaz vajzën njujorkeze dhe këtu është një nga pikat ku publiku rri në anth në lidhje me këtë histori të ndërlikuar dashurie.

Një tjetër paralele me sagën e “Twilight” shquhet mes aktorëve ku protagoniste është Lily Collins (vajza e bateristit dhe këngëtarit Phil) në rolin e "vajzës së thjeshtë" të zgjedhur për të qenë e preferuara e publikut. Prania e Jamie Campbell Boëer, i cili tek “Twilight”, ishte volturi Caius, ndërsa Gellert Grindelëald, që luan në rolin e Jace është tashmë i njohur për interpretimin e tij në filmin “Harry Potter”.
Skenat e aksionit dhe efektet speciale, në duart e regjisorit Harald Zwart, ndjekin shkollën europiane duke ruajtur ekuilibrin mes botës reale dhe irreale.


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)