“The Sun”, ja kush është këngëtari
që përfaqëson shqipërinë në Eurovision

“The Sun”, ja kush është këngëtari<br />që përfaqëson shqipërinë në Eurovision<br>
Tabloidi i njohur britanik “The Sun”, i ka kushtuar një artikull këngëtarit Eugent Bushpepa, si përfaqësuesin e Shqipërisë në “Eurovizion”. Artikulli i titulluar “Kush është këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?”, nis si më poshtë:

“Shqipëria po mban shpresat te Eugent Bushpepa këtë vit, në “Eurovizion”. Këngëtari është përzgjedhur nga një juri profesioniste për të konkurruar në Lisbonë- po kush është ai, dhe cili është background-i i tij? Ja gjithçka që duhet të dini”

Eugent Bushpepa, i njohur me shkurtimin Gent, lindi në Rrëshen të Shqipërisë, në 2 korrik të vitit 1984, shkruan tabloidi. Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në mënyrë që të përmbushte ëndrrën e tij, në 2006-ën iu bashkua një programi ‘Top show’, në Top Channel, si këngëtar.

Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend, vijon më tej ‘The Sun’. Tablodi kujton se Bushpepa ka performuar me legjendën e ‘Guns n roses’, Ron Thal. Pavarësisht se është pjesë e industrisë që prej 2006-s, Eugenti nuk ka publikuar ende një album të plotë, por vetëm një numër këngësh.

E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.

Në festivalin europian të këngës do të paraqitet me këngën Mall, e shkruar posaçërisht për Eurovizion. Shqipëria ka marrë pjesë 14 herë në Eurovision, që prej debutimit në vitin 2004, duke përmendur Rona Nishliun si përfaqësuesen shqiptare të renditur më mirë në klasifikim.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema