Sipas kësaj media Afërdita dhe Shpati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të fotove të publikuara, ku Dreshaj shfaqet në ballkonin e një hoteli në Miami së bashku me Di Caprion.
Ndonëse më pas u deklarua se nuk ishte Afërdita vajza në ballkon por modelja Margot Robbie, duket se miqësia me mes ish-miss Kosovës dhe aktorit hollivudian ka çuar në ndarjen e tyre.
Ndërkohë i pyetur rreth kësaj ndarje Shpat Kasapi është shprehur se lidhja nuk funksiononte më si parë dhe për këtë arsye i kishin dhënë fund historisë së tyre disa vjeçare.
(xh.k/shqiptarja.com)