“The Toaster”, sjellin muzikën Ska-Jazz në kryeqytet

“The Toaster”, sjellin muzikën Ska-Jazz në kryeqytet
Ndonëse e filluan me vonesë koncertin e tyre, ata nuk i zhgënjyen adhuruesit e muzikës Ska-Jazz. Një nga grupet e njohura amerikane, “The Toaster”, performoi për publikun kryeqytetas, një pjesë të mirë të repertorit të tyre. “The Toasters”, i cili ka mëse 30 vjet që luan në skena të ndryshme botërore, ishte i pranishëm edhe në Tiranë, falë Tirana Ekspress. Grupi i cili është duke zhvilluar një tur të rëndësishëm nëpër të gjithë Europën, u ndal edhe për një koncert në Tiranë. Përreth një orë, banda e “The Toasters”, solli për publikun kryeqytetas një mori këngësh të reja, por edhe hite të suksseshme të tyre në vite. “Don't Let The Bastards Grind You Down”, “ I'm Running Right Through The World”,” Today's A Good Da”, etj, ishin disa nga hitet, që grupi solli në vëmendje të adhuruesve të muzikës Ska-Jazz. Kjo rrymë muzikore është zhvilluar në vitet ’80, me bazë muzikën Ska-Jazz, ndërkohë që shton edhe elementin rock/punk, duke ruajtur rëndësinë e saksofonit dhe trumpetave. “The Toasters”, është një nga grupet e para amerikane në valën e tretë të Ska- Jazz, dhe është aktualisht një nga grupet më jetëgjata të kësaj rryme. Ata kanë nxjerr në treg nënte albume muzikore si, “Thrill me up”, “Dub 56”, “Enemy of the best”, ndërsa albumi tyre i fundit muzikor titullohet “One more Bullet”. Ai është lançuar në vitin 2007, dhe erdhi si rezultat i përvjetorit të tyre të 25-të. Në vitin 1990 “The Toasters”, përjetuan një shkallë të vogël të suksesit komercial, për shkak të popullaritetit që rryma Ska-Jazz, arriti të kishte në Amerikën e Veriut. Ndalesa e ardhshme e grupit amerikan, do të jetë vendi fqinjë Greqia, ku ata do të performojnë hitet e tyre. Tirana Ekspress organizon gjithmonë evente, me grupe dhe këngëtare të njohur. Organizatorët shprehen se, preferojnë të sjellin ato grupe dhe këngëtare , që janë më afër shijeve të tyre muzikore të publikut. Ata premtojnë gjithashtu se shumë shpejt, do të sjellin në Tiranë, edhe këngëtarin britanik Attila.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna