“Time”: Kriza globale, kush
janë fajtorët më të mëdhenj

“Time”: Kriza globale, kush <br />janë fajtorët më të mëdhenj
Revista e njohur “Time” ka hartuar një listë me 25 emrat më përgjegjës për krizën botërore financiare, së cilës nuk po i shihet fundi. Fjala është, shkruan revista, “për qëllime të mira, menaxherë të këqij dhe lakmi, që çuan në katastrofë". Në majë të listës “Time” ka vënë konsumatorët amerikanë, të cilët vetëm më 2008 kanë nisur të kursejnë më shumë se që kanë shpenzuar. U janë dashur 40 vite për të ardhur te kjo, shkruan “Time”: jetonin përtej mundësive të tyre, ndaj nuk është çudi që nuk donin të besonin se kësaj do t’i vinte fundi. Borxhi i amerikanit mesatar është rritur për 60 për qind në vitin 1982, por 130 për qind në vitin 2007.
Nga fajtorët konkretë të përmendur me emër e mbiemër revista citon Angelo Mozilon, djali i një kasapi, i cili në vitin 1969 ishte bashkëthemelues i kompanisë “Countryëide” dhe që u bë dhënësi më i madh i kredive hipotekare për shtëpitë dhe banesat. Kompania e tij ka miratuar kredi “ekzotike” për klientët me mundësi të vogla kthimi të kredisë, gjë që ka sjellë deri te rënia e vlerës së aksioneve të kompanisë, të cilat më 2008 i ka blerë Banka e Amerikës.
Phil Gramm nga viti 1995 e deri në vitin 2000 ishte në Komisionin Bankar të Senatit, një avokat i madh i liberalizmit financiar. Ai ka imponuar një dispozitë të rëndësishme në ligjin që rregullon tregtimin e derivateve të mallrave në SHBA, nga e cila është përjashtuar OTC-ja (over-the-counter) e derivateve financiare.
Në listë është edhe Alan Greenspan, ish-kreu i Rezervës Federale të SHBA-ve, për të cilin “Time” pohon se “përbuzja e tij e gjatë ndaj rregullimit ishte shkaku kryesor i krizës së hipotekave". Vetë ai para Kongresit ka pranuar se “ka gabuar në supozimin” se firmat financiare mund ta rregullojnë veten.
Hank Paulson, i cili në vitin 2006 e la postin e drejtorit në “Goldman Sachs” që të bëhej Sekretar i Thesarit, "ka arritur pothuajse vetë të shkatërrojë politikën ekonomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin e fundit të presidencës së Bushit", shkruan “Time”. I përmendet fakti se ka lejuar që “Lehman Brothers” të dështojë dhe ka çuar dëm një fond 700 miliardë dollarësh të dhënë nga Kongresi për të shpëtuar firmat me probleme financiare.
Joe Cassano ka qenë Drejtor i Departamentit të produkteve financiare AIG (një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në SHBA. Shumë besojnë se është pikërisht tregtia me CDS që ka sjellë përkeqësimin e krizës financiare më 2007 dhe krizën e borxheve në Evropë vitin e kaluar.
Bill Clinton është në listën e të shpallurve fajtorë për shkak se shfuqizoi ligjin Glass-Steagall dhe nënshkroi ligjin Gramm-Leach-Bliley për modernizimin e financave. Edhe pse ende diskutohet nëse këto vendime kanë shkaktuar probleme, padyshim ai ka luajtur rol në krijimin e një klime të favorshme për lojërat e fatit me financat, shkruan revista.
George W. Bush që nga fillimi ka mbështetur çrregullimin e tregjeve financiare, për çka agjencitë përkatëse amerikane e braktisën kontrollin e bankave dhe të kompanive të hipotekave. Edhe pse relativisht herët ka kërkuar që huadhënësve të hipotekave “Fannie Mae” dhe “Fannie Mac” t’ju rritet kontrolli dhe më pas nënshkroi ligjin Sarbanes-Oxley, i cili parashikonte kontrolle të ashpra të pasqyrave të firmave dhe kompanive të sigurimeve, është fakt se kriza ndodhi në mandatin e tij.
Chris Cox ishte kreu i Agjencisë Federale të Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), ndërsa “verbëria e tij përsëritet në akuzat për aferën Madoff, që krijoi një skandal të paparë”. Nuk bëri atë për çka ishte i autorizuar, shkruan “Time”, edhe pse ka mundur të kërkojë më shumë të dhëna për lojtarët e mëdhenj, si “Lehman Brothers” ose “Merrill Lynch”.
Në listë është edhe Bernie Madoff, krijuesi i një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në histori, nën hundën e rregullatorëve. Ai themeloi fondin ku tërhoqi investitorët me fitime të mëdha që ua kishte premtuar, por paratë u depozituan në llogari bankare, kështu që nga nga të ardhurat ka paguar dividentët më të pasur. Mashtrimi i tij zbuloi se qeveria dhe organet rregullatore janë të paaftë, gjë që hodhi dyshime dhe “ndali” rrjedhjen e kapitalit investues.
Në listën e fajtorëve janë edhe Ian McCarthy, Frank Raines, Kathleen Corbet, Dick Fuld, Marion i Herb Sandler, Stan O'Neal, Wen Jiabao, David Lereah, John Devaney, Lew Ranieri, Burton Jablin, Fred Goodwin, Sandy Weill, David Oddsson dhe Jimmy Cayne.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem