“Tirana dashuron”, aktivitete nga
bashkia e Tiranës për 14 shkurtShën Valentinit në Rusi

“Tirana dashuron”, aktivitete nga<br />bashkia e Tiranës për 14 shkurtShën Valentinit në Rusi
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh në parkun e Liqenit Artificial në kuadër të ditës së të dashuruarve, 14 shkurtin.

Nën sloganin “Tirana dashuron”, qytetarë të shumtë iu janë bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës për ditën e Shën Valentinit. Hapësirat e kodrave të Liqenit Artificial u kthyen në ambiente festive për shkak të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës për të gjitha grupmoshat.

Qytetarët kishin mundësi të shikonin Streetball me Federatën Shqiptare të Basketbollit, të bënin qitje me pushkë sportive, t’i bashkoheshin Këndit të Librit në Park apo të dëgjonin muzikë të përzgjedhur nga DJ.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë së Tiranës organizoi kënde për të dashuruarit ku mund të fotografoheshin, apo të dëgjonin kitaristët dhe violinistët shëtitës.

Nga ana tjetër, grupe të rinjsh u bënë pjesë e panairit të punimeve me dorë ku mbizotëronin simbolet e festës.

Për herë të parë në ambientet e Liqenit Artificial u mbajt kampionati i kanotazhit me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Kanotazhit. Një prej sporteve që dhuroi emocione të veçante ishte zhvillimi i ndeshjes së futbollit të femrave midis dy qyteteve, Tiranës dhe Prishtinës.

Bashkia e Tiranës mori masat për zbukurimin e parkut të Liqenit Artificial me simbole të ditës së dashuruarve.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A