TIRANË - Plarent Ndrecaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duket se do shpëtojë nga ndjekja penale, kjo pasi njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës pritet të mbyllë hetimet për kallëzimin penal të regjistruar për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendara apo ankande publike”. Vendimi për mbylljen e hetimeve ndaj Ndrecajt dhe drejtori tjetër në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ende nuk është marrë nga prokuroria, por burimet sqaruan se kjo dosje shumë shpejt do pushohet, kjo pasi gjatë verifikimeve nuk është arritur të gjenden elementë të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendara apo ankande publike”.
/Shqiptarja.com







