TIRANE- Drama “Udhëtimi i gjatë drejt natës” do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Neta” në Bukuresht, Rumani. Vepra është e autorit të njohur Eugene O’Neill, me regji nga Spiro Dunit dhe interpretim të aktorëve të njohur të teatrit Yllka Mujo,

Artan Imami, Lulzim Zeqja, Genti Deçka dhe Flutura Kureta. Teatri Kombëtar është pjesë e organizatës “Neta”, që mbledh rreth saj 31 teatro në botë, nga rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore.

Ky festival është themeleuar në vitin 2011 në Manastir (Bitola) Maqedoni. Festivali do të mbahet nga data 24 gusht deri më 4 shtator 2015.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)