Politikani për të cilin janë ngritur në vazhdimësi dyshime rreth pasurisë së fituar qindra milionëshe personale, tashmë ka në duar gjithë pasurinë e Kosovës.
Behgjet Pacolli, i cili më herët ka qenë nën llupën e hetuesve ndërkombëtarë për pasurinë e krijuar nga kompania e tij, “Mabetex”, në shtetet jodemokratike e diktatoriale si: Rusi e Kazakistan, u bë pjesë e politikës së Kosovës me një plan mjaft strategjik për realizimin e ambicieve që t’i fusë nën “kthetrat” e tij resorët kryesorë ekonomikë.
Në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, lideri i AKR-së me më së paku vota në parlament, ka arritur të “uzurpoj” hise shumë të madhe në dikasteret kryesorë të zhvillimit ekonomik.
Zëvendëskryeministri i Kosovës pa shumë zhurmë arriti që çdo kërkesë që kishte para se të arrinte marrëveshje politike me Thaçin, ta shndërrojë në ligj.
Përpos që në fillim të këtij mandati qeverisës partia e tij e mori drejtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Pacolli për dy vjet nuk u ndal së kërkuari edhe udhëheqjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila vitin e kaluar iu besua Fadil Ismajlit, i cili po ashtu është zyrtar i AKR-së.
Me marrjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Pacolli arriti t’ia rrëmbejë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjigandin metalurgjik të Kosovës, “Trepçën”, e cila padyshim është aseti më i vlefshëm ekonomik i vendit.
Qysh moti ai ia kishte vënë syrin kësaj pasurie të vlefshme publike për të cilën madje kishte kërkuar që ta regjistronte edhe në bursën e Londrës, duke synuar kështu që të bëjë biznes privat me asetet publike.
Përgatitja e bazës ligjore për “Trepçën” nga ministri Ismajli dhe shndërrimi i saj në kompani publike është kundërshtuar ashpër edhe nga zëvendësambasadori gjerman në Kosovë.
Mathias Kiesler, i cili vjen nga një shtet shumë me ndikim në Evropë, i rekomandoi autoriteteve kosovare që “Trepça” të mos shndërrohet në ndërmarrje publike pa përfunduar studimet që po i bën një kompani ndërkombëtare rreth riorganizimit të këtij gjigandi.
Zëvendësambasadori gjerman kërkonte që fillimisht të bëhet vlerësimi i rezervave nëntokësore të “Trepçës”, vlerësimi i aseteve dhe borxheve, pastaj të mendohet për ndryshimin e statusit ligjor të ndërmarrjes.
Po shihet qartë se për interesa personale e partiake mund të sakrifikohen edhe marrëdhëniet me ambasadorë nga shtetet me ndikim, siç është ai gjerman, ashtu siç u sakrifikuan edhe në të kaluarën me këtë shtet.
Përpos “Trepçës”, ministrat e Pacollit udhëheqin edhe ndërmarrjen më profitabile në vend, Postë Telekomin e Kosovës, edhe për të cilën vite më parë presidenti i partisë kishte propozuar që t’i jepet për disa vjet një kompanie menaxhuese.
Pas dështimit të privatizimit të kësaj kompanie, mbase edhe kësaj ideje të Pacollit do t’i vijë koha për t’u jetësuar. Pa anashkaluar edhe projektin tjetër gjigant, termocentralin “Kosova e Re”, i cili është kompetencë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për më tepër, ministri tjetër i Pacollit, Bernard Nikaj, e ka fjalën kryesore edhe për investimet në Brezovicë, të cilat pritet të arrijnë në hiç më pak se 200 milionë euro. S’po e përmendi edhe kontrollin e sektorit të naftës që e bën po i njëjti ministër, biznes i cili arrin qarkullim vjetor prej rreth 500 milionë euro.
Zgjedhjet e qershorit të këtij viti mund t’ia rrënojnë planet Pacollit për zgjerimin e pushtetit ekonomik në Kosovë, pasi që mund të ketë edhe ndryshim të qeverisjes në vend, sepse me një avaz të tillë nuk do të dihej “se në cilin burim shtetëror do të përfundonin rrënjët e tij”.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com