“Vallëzimi i fundit” i Elbasanit
shfaqet tri ditë në Tiranë

“Vallëzimi i fundit” i Elbasanit<br />shfaqet tri ditë në Tiranë
TIRANE- “Vallëzimi i fundit” titullohet shfaqja e trupës së teatrit “Skampa”, Elbasan, e cila do të shfaqet në datat 11, 12, 13 dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Në shfaqjen e vënë në skenë nga regjisori Erand Sojli, me skenografi të Sokol Sejdinit, muzikë dhe video nga Leonard Sojli, kostumografe Matilda Zeneli, interpretojnë aktorët Kastriot Shehi, Rina Narazani, Hysen Mullajonuzi, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi dhe Mario Elezi. Vepra është shkruar para 15 vitesh dhe na fton të jemi dëshmitarë të një kohe kur arroganca, paraja dhe injoranca kanë manipuluar çdo lloj besimi.

Por dashuria, e vetmja mund ta shpëtojë njeriun. Në shfaqje luhet lojë në presion dhe atmosferë të papriturash, njerëz që vegjetojnë dhe fshihen pas gishtit, personazhe që mendojnë ndryshe dhe veprojnë krejt ndryshe. Shfaqja, e ndërtuar me nota komikotragjike, na tregon saktë sesi duhet të shohim brenda vetes për të kuptuar kush jemi dhe ku duhet të shkojmë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga ballkoni dhe salla e Kuvendit! Çohen deputetë pa pikë turpi dhe sulmojnë një institucion kushtetues

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga ballkoni dhe salla e Kuvendit! Çohen deputetë pa pikë turpi dhe sulmojnë një institucion kushtetues