“Vdes” ëndrra Europë, UEFA
ndëshkon Kukësin për incidentin

“Vdes” ëndrra Europë, UEFA<br />ndëshkon Kukësin për incidentin
Kukësi humbet në tavolinë me rezultatin 3-0 ndeshjen me Legian e Varshavës, gjobitet 70 mijë Euro dhe dënohet që 2 ndeshjet e ardhshme në Europë t'i zhvillojë pa tifozë, por shpëton nga përjashtimi. Vendimi është zbardhur ditën e martë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA.
 
Ndeshja Kukësi-Legia u ndërpre në minutën e 52 të pjesës së dytë, pasi lojtari polak Duka u qëllua në kokë me sende të forta. Ngjarja sipas delegatit të ndeshjes dhe vëzhguesve cenoi sigurinë duke sjellë pezullimin e sfidës.
 
Pas vendimit të UEFA-s përmes një interviste për A1Report shefi i ekipit të Kukësit, Jonuz Hallaci deklaroi se vendimi është shumë i rëndë dhe se do të shikojmë mundësinë për apel, por verilindorët fajësojnë për ngjarjen policinë dhe tifozët. “Vendimi ndëshkues dhe i padrejtë, masat janë ekstreme duke parë rrjedhën e ngjarjes.
 
Ne pranojmë përgjegjësinë si klub, por policia dhe tifozeria na lanë në baltë. Na vjen shumë keq për penalitetet rënda, vendimi i paargumentuar.
 
Ne jemi të detyruar që ta pranojmë vendimin, do ta apelojmë deri në CAS në ditët në vijim. Po marrim masat, janë dëmtuar imazhi dhe financat e klubit.
 
Apel të gjithë tifoizëve të tregohen të kujdesshëm. Ishim të përgatitur për të hyrë në grupet e Europa Leages, por akoma nuk frikësohemi, nuk jemi qaramanë, do të japim maksimumin në ndeshjen e kthimit”deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë