Vitit 2013 ka qenë viti ku Miley padyshim është diskutuar më shumë se çdo herë tjetër.

Kjo falë performancave të saj tejet ekstravagante të cilat u kritikuan gjatë në media dhe stilit kontrovers.

Por siç duket Miley ka vendosur që ta mbyllë përsëri këtë vit duke qenë në qendër të vëmendjes.

miley cyrus

Duke marë shkas nga festat e fundvitit këtë herë “viktima” e saj në performancën e radhës ka qenë babagjyshi i Krishtlindjeve.

E veshur me të kuqe, ndërkohë që është shoqëruar nga një mashkull me kostumin Babagjyshit, Miley ka bërë lëvizje provokuese në skenë gjatë performancës së saj, të premten në Los Angeles.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)