Nga një adresë email-i të quajtur “Shoqëria civile”, mbrëmë në redaksitë e gazetave erdhën disa foto shumë shqetësuese, që tregonin disa shtetas duke qëlluar mbi disa beze ku kreu i AKZ-së, Kreshnik Spahiu, cilësohej kriminel. Në tekstin e shkurtër që shoqëronte gjashtë fotot e revoltës “qytetare”, pranohej se më parë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi ishin goditur me vezë, nën moton “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?”. “Qytetarët kanë deklaruar për median e pranishme në vendngjarje se goditja me vezë dhe domate është pikërisht ajo çfarë meriton Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu duke bërë thirrje që një reagim i tillë të jetë në të gjithë vendin”. Fjalia e fundit është edhe më shqetesuese: ftohet mbarë “shoqëria civile” që ta bëjë si në Lushnje, duke e kthyer dhunimin e aktivistëve të një force politike të re, si lëvizje politike paramilitare që mbështet partinë në pushtet.
A ka gisht pushteti pas kësaj? Zyrtarisht jo. Dhuna ndaj aktivistëve të AKZ erdhi pas protestës që ata bënin para drejtorisë së Spitalit të Lushnjes, kundër shkarkimit nga puna të disa punonjësve mbi motive politike. Qëllohet me vezë vetëm pesë ditë pasi një grup aktivistësh të AKZ-së bënë këtë veprim ndërsa makina e z.Berisha futej në vilën e kryeministrit Monti në Romë, duke e ... akuzuar se po shiste detin, duke u takuar me homologun e tij grek Samaras. Shkruhen nëpër beze po ato akuza që z.Berisha bëri një javë më parë nga selia e qeverisë, se ishin ish-presidenti Bamir Topi dhe ish-nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu që liruan Ilir Xhakjan, vrasësin e kryekomisarit Adem Tahiri në Shijak, në 13 shtator 2012. Afërmendsh, pakkush në Lushnje, qoftë edhe ata pjesëtarë të “shoqërisë civile’ që u digjet barku aq shumë për padrejtësitë që bën drejtësia në Shqipëri dhe për të cilat prej vitit 2005 përgjigjen ministrat e drejtësisë së vendosur nga kryeministri Berisha, duhet të rebelohet për fenomenin “Xhakja”, sepse ky vend, nga Lushnja në Malësi të Madhe, nga Saranda në Tropojë është i përmbytur me vrasës të tillë, që falë mbështetjes nga partia në pushtet, kanë arrijnë edhe të vrasin edhe të dalin të lirë, duke vrarë sërish.
Ndaj nuk është e vështirë të kuptohet se lëvizje të tilla në emër të shoqërisë civile janë të sponsorizuara nga pushteti për të intimiduar zërin opozitar dhe për të dekurajuar çdo zë proteste kundër pushtetit. Rikthimi i antimitingjeve të shëmtuara të viteve ’90, përveçse është një këmbanë alarmi për dhunimin e të drejtës kushtetuese për të demonstruar lirisht në një shoqëri demokratike, është një hap drejt konfrontimit social, ku padyshim përgjegjësi dhe sponsorizuesi kryesor është pushteti, i cili duhet të heqë dorë nga “vullnetarët e Saliut” dhe të përfaqësohet qytetarisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të marrë atë që do t’i takojë nga vota e popullit.
(Analiza u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com