“Zhgënjen” sërish CAS, vendimi
për ndeshjen shtyhet për 10 korrik

“Zhgënjen” sërish CAS, vendimi<br />për ndeshjen shtyhet për 10 korrik
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Luizianë të Zvicrës ka vendosur të shtyjë sërish zbardhjen e vendimit lidhur me takimin Serbi-Shqipëri, ndeshje e ndërprerë në Tetor të vitit të shkuar në Beograd, për shkak të futjes së tifozave në fushë.

Tashmë sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së, Vendimi që pritej të jepej më 12 Qershor do të zbardhet më 10 Korrik 2015. Kjo është e disata herë që CAS vendos shtyrjen e vendimit dhe nuk kuptohet përse.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Eruopianet Franc 2016 u ndërpre në minutën e 42 të lojës, pasi tifozë vendas hynë në fushë. UEFA në dy shkallët e para të drejtësisë sportive mori një vendim absurd, duke dënuar shqipërinë për braktisje të ndeshjes dhe Serbinë për mos organzimi të sigurtë të ndeshjes.


Sipas UEFA-së edhe Serbia fitoi me rezultatin 3-0 në tavolinë takimin, por më pas këto tre pikë ju hoqën për dështim të organizimit të takimit. Të dyja skuadrat u dënuan dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh, teksa serbëve ju hoq e drejta e pasjes së tifozëve në dy ndeshjet e ardhëshme që do luheshin në fushën e saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën