“Zoti i drogës” në kërkim, Gjykata
e Lartë kërkon burg për Hatinë
Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Alket Hatinë, i cili është arrestuar në Durrës në 8 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma dhe është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Alket Hatinë, i cili është arrestuar në Durrës në 8 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma dhe është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Prokuroria ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke bërë që Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë të kërkonin riktimin e Hatisë në burg deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Hatia është dënuar në Itali me 20 vite burg nga gjykata për trafik droge, ndërkohë që mediat italiane e kanë pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015.
Për veprat penale për të cilat është akuzuar në Italia, Alket Hatia ka kryer dënimin në Shqipëri. Sipas vendimit të Gjykatës Alket Hatia është dënuar me 23 vite burg për disa vepra penale për trafikim droge drejt Italisë dhe krijim të organizatave kriminale.
Pas përfundimit të dënimit ai është liruar, ndërsa edhe pala mbrojtëse pretendon se nuk i është hequr emri nga sistemi. Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi që ta linte të lirë, pasi e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por prokuroria e ka apeluar dosjen.
Pas arrestimit në Shqipëri të shumëkërkuarit Alket Hatija, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për 44 vjeçarin, që konsiderohej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës, që ishte dënuar me 20 vjet burg.
Italianët: Bosi jeton në një bunker në Shqipëri
‘Ansa’ shkruan se Alket Hatija fshihej në një vilë bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mik.
Sipas medieve italiane shqiptari nga janari në 2003 kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.
Sipas hetuesve, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër, ndërsa droga vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.8%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën azil kërkuese në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01