Le Figaro: Kërkojnë të
shkatërrojnë civilizimin tonë

Le Figaro: Kërkojnë të<br />shkatërrojnë civilizimin tonë
Që prej Luftës së Dytë Botërore, Franca nuk kishte njohur një sulm të këtyre përmasave në territorin e saj…

Aftësia e kriminelëve është gjithnjë e më e madhe. Tashmë kuptojmë se shtatë persona mund të vrasin 120 të tjerë me një vendosmëri absolute, që një grusht individësh mund të kenë një fuqi dëmtimi të pafund. Ata që vranë donin të vdisnin. Këta kamikazë u thanë viktimave të tyre: “Më shiko mua”. Për ata, të vrasësh dhe të vdesësh është një veprim i vetëm.

Sigurisht që kemi përgjigjet e policisë dhe të ushtrisë por sa vlejnë ato përballë një njeriu që është i lumtur të vdesë. “Rinia është mosha e absolutes”, shkruante Niçe. Këta të rinj ndodhen në një dimension apokaliptik, një eshatologji (doktrinë mbi fundin e botës dhe të njeriut. shën i përkth.) mesianike të mbytur në gjak. Për ata vdekja është jeta.

sulmet ne paris

A ishin k
ëto sulme të parashikueshme?
Shumë persona na kishin paralajmëruar. Skenari i sulmeve simultane gjendej mbi tavolinë prej shumë kohësh. Ministria e Punëve të Brendshme në krye, por gjithashtu edhe shërbimet sekrete, ushtria, të gjithë i trembeshin diçkaje të neveritshme, shumë më të madhe se atentati kundër Charlie Hebdo. Këto sulme ishin të përgatitura, vrasësit shumë të vendosur dhe mirëarmatosur. Tashmë duhet të mendojmë me logjikën e më të keqes.

Të imagjinojmë që atentatet e radhës mund të jenë edhe më shumë të përgjakshme se sa këto. Ekziston frika që neveri të tjera të ndodhin në vendet e kultit, kishat, xhamitë, sinagogat pasi myslimanët që nuk i ndjekin këta fanatikë konsiderohen si tradhtarë. Por këto mund të nodhin edhe në markete, trena dhe muze. Francës i duhet të ngrejë një organizim të sigurisë të jashtëzakonshëm për të ndaluar këta të rinj që të realizojnë krime.

A mund të flasim ende për ujqër të vetmuar?
Në këtë rast, ujqërit po gjuajnë në kope. Këta janë të rinj të radikalizuar që kanë vendosur të kontribuojnë në shkallën e tyre modeste për realizimin e kalifatit botëror. Fatkeqësisht paranoja do të bëhet busulla jonë politike. Është këtu që terrorizmi na vendos në një pozitë shumë të vështirë. Edhe kur i eleminojmë, ata fitojnë sepse na çmendin. Çmenduria e tyre na infekton.

Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur ndaj këtij lloji terrorizmi social që prek të rinjtë që argëtohen duke dënuar ata që dëgjojnë muzikë, shkojnë në restorant, pinë duhan, ushtrojnë aktivitete haram dhe jo hallall. Femrat që shëtisin vetëm në rrugë konsiderohen si prostituta. Një rini që kërkon të përfitojë nga jeta papritur gjendet përballë një rinie që do të zhytet në vdekje. Kjo do të jetë një ushtri dhe ne do të dimë si ta luftojmë. Por është një mjegullnajë me qeliza klandestine me vendosmëri të lartë.

A duhet forcuar ligji?
Duhen pezulluar garancitë kushtetuese për xhihadistët e burgosur. Të izolohen dhe të evitohet që të ushtrojnë veprime propagande të dëmshme nëpër burgje. Individët e dyshuar duhet të konsiderohen si fajtorë dhe të neutralizohen nëpërmjet burgosjes ose dëbimit. Së fundmi, shteti duhet të aktivizojë Shërbimet e Veprimit që u përdorën nga de Gaulle kundër OAS-së (Organizata e Ushtrisë Sekrete, ishte një organizatë politiko-ushtarake klandestine franceze e krijuar më 11 shkurt 1961 dhe që kërkonte qëndrimin e trupave franceze në Alegjeri me çdo kusht, përfshirë dhe terrorizmin. shën. i përkth.).

Gjithashtu duhen izoluar edhe predikuesit që nxisin urrejtje dhe bëjnë thirrje për luftë të shenjtë etj. Si përshembull një imam që i quajti majmunë dhe gomerë fëmijët që dëgjonin muzikë. Xhamitë salafiste duhet të mbyllen sikurse ndodhi në Tunizi pas atentatit në Sousse (atentati më 26 qershor 2015 në një zonë turistike tuniziane). Duhet të përforcohet kontrolli mbi islamin në Francë. Këto janë masa që duhen marrë menjëher.

Pas Charlie, harruam çfarë ndodhi?
Dy drejtime të kundërta përplasen. Në një krah, kthjelltësia e pranishme deri në majat e shtetit. Më kujtohet akoma fjalimi shumë i bukur i Manuel Valls në Asamble në muajin janar ku ai dënonte islamo-fashizmin. Por shpirti njeriut është bërë në mënyrë të tillë ku përpiqet githnjë të largojë horrorin. Kështu disa intelektualë na shpjeguan se po paguajmë fajet tona. Në këtë rast kultura e faljes arrin kulmin e saj.

Është e njëjta që aplikohet në luftën e thikave në Izrael, e justifikuar nga dëshpërimi i palestinezëve. Të paktën atentatet e janarit kishin një farë lidhje racionale. Duheshin eleminuar ata që ishin tallur me profetin. Por këtë herë, nuk ka një simbol. Faji i personave të Bataclan-it ishte që ekzistonin. Është civilizimi ynë i hapur, tolerant dhe liberal që kamikazët po kërkojnë të shkatërrojnë.

(Nga Pascal Bruckner; Përgatiti Gent Sinani)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete