Presidentja franceze e Rassemblement National Marine Le Pen, është paditur për postimin në profilin e saj në Twitter në dhjetor të vitit 2015, të disa fotografive të ekzekutimeve të kryera nga ISIS dhe të publikuara nga propaganda e grupit xhihadist.
Le Pen do të gjykohet në bazë të nenit të kodit penal që ndëshkon përhapjen e mesazheve të dhunshme, potencialisht të rrezikshme për të miturit.
Më 16 dhjetor të vitit 2015, Le Pen postoi disa foto në Twitter, në përgjigje të gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i cili e krahasonte ISIS me partinë e Le Pen.
Fotot e postuara nga Le Pen pasqyronin një ushtar sirian të vrarë, një pilot jordanez të djegur i gjallë në një kafaz dhe gazetarin amerikan James Foley duke i prerë kokën.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Le Pen. "Jam akuzuar për denoncimin e tmerreve të ISIS. Në vende të tjera do të isha dekoruar me medalje. Në Francë, përndjekja politike duket se nuk ka as kufi të mirësjelljes" – Tha Le Pen duke aluduar për Presidentin Macron/Përgatiti Ilir Çuçi