'Le të vijë policia, ne nesër në 7 do jemi në punë!', Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë: Atje tej shesin në zhavorr (VIDEO)

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë kanë dalë sërish gjatë kësaj të hënë në shenjë proteste. Ata kërkojnë një zgjidhje ose në të kundërt ata shprehen se nesër do të dalin në kundërshtim me vendimin dhe do të vijojnë aktivitetin tregtar.

Tregu i Orizit u mbyll me vendim të AKU pasi nuk plotësoheshin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk respektohej distanca si masë kjo ndaj koronavirusit.

"Kemi kërkuar të bëjmë takim me kryetarin e bashkisë, as edhe një tjetër. Ai të na japë zgjidhje, këta të tjerët nuk po na zgjidhin asgjë. Nesër të vijnë edhe gazetarët, do dalim të punojmë në tregun e Orizit se po na shkon malli dëm. E kemi vendosur të gjithë, 100 sa jemi. Le të vijë policia, në 7 do jemi në punë. Do vendosim maska, doreza, me të gjitha,"-shprehet një nga tregtarët.

"Kjo është një padrejtësi e madhe që bëhet. Atje tej shitet pa një tavolinë, pa asgjë, mes zhavorrit, ç'janë këta? Pse mbyllet tregu? Tregu atje tej është jashtë standartit, ndërsa ne e kemi tregun mrekulli,"-deklaron një tjetër tregtar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës