Akademikja dhe shkrimtarja Lea Ypi shprehet kundër Bordit të Paqes që do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lea Ypi e quan organizatën e ideuar nga presidenti Donald Trump, si Bordin e Luftës.
“Vendimi për t’u bashkuar me Bordit të Luftës të Trump—më fal, Bordit të Paqes—është një nga vendimet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të këtyre viteve të fundit, siç do të bëhet së shpejti e qartë. Së shpejti, por ndoshta tashmë është tepër vonë. Dhe përsëri, shtetet e vogla do të gjejnë veten nën mëshirën e historisë. Shpresoj që qytetarët të gjejnë guximin për të refuzuar këtë propozim, të cilin udhëheqësit e tyre duket qartë se nuk e kanë.”
lajm në përditësim...
Komente










Bravo Lea! Duhet te krijohet nje parti e re me grup te rinjsh nga fakultetet me student
Përgjigju