Rafaelo Leao është zyrtarisht lojtari më i ri i Milanit. Futbollisti 20-vjeçar pasi kaloi me sukses vizita mjekësore ka firmosur sot kontratën me 5-vjeçare me ‘djallin’, duke u bërë kështu blerja e tretë për këtë merkato vere e skuadrës kuqezi pas Krunic dhe Theo Hernandez.
Portugezi i datëlindjes 99’ i blerë nga Lille i ka kushtuar Milanit 25 mln euro plus kartonin e futbollistit Tiago Dialo, i cili vlerësohet 5 mln euro. Leao ka mbërritur në Itali si zëvendësuesi i Cutrone-s i cili njëkohësisht pritet të mbajë nën tension Crystof Piatek. Sezonin e fundit te Lille, Leao në 26 ndeshje arriti të realizonte 8 gola.