Një leckë me gjak dhe pështym është gjetur pranë trupit të pajetë të Irisit, vajzës 6-muajshe, që humbi jetën duke lënë pas mistere me të cilat po përballet tani drejtësia greke.

Irisi është vajza e tretë për të cilën akuzohet se vrau Roula Pispirigou, nëna “mostër” siç cilësohet dhe që ndodhet në paraburgim.

Skenari i vdekjes së frikshme të Irisit

Një dorë që u futi leckën në gojë Irisit, duke e lenë pa frymë. Në gojën e vogël të bebes, u gjet edhe një plagë të shkaktuar nga thonjtë.

Ajo është mbytur nga lëngjet që shkaktuan edemën pulmonare. Kështu ka deklaruar mjekja Angeliki Tsiola, e cila ka kryer autopsi-nekropsinë.

Ajo e quan vdekjen e Irisit torturuese.

Vdekja e vajzës së madhe, Georginas! Cfarë po ndodh me hetimet?

Sipas informacioneve nga burime policore, në tabletin, i cili u transportua në laboratorët specialë të Policisë Helenike, janë regjistruar kërkime të dyshimta tre ditë para vdekjes së fëmijës.

Motori i kërkimit Google ka gjetur reklama për ketaminë, që do të thotë se këto reklama kanë të bëjnë me kërkimet e bëra nga dikush nga tableti në internet dhe e vetmja gjë që është e sigurt është se Georgina nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Theksohet se ketamina është zbuluar edhe në urinën e 9-vjeçares Georgina.