Detaje të reja dalin mbi vdekjen e shumëpërfolur të Ledi Dianës. Një ushtar i forcave SAS, i cili pretendonte se Princesha Diana ishte vrarë nga forcat speciale, është larguar nga Britania disa ditë para se të merrej në pyetje nga policia.

Ish-snajperi i njohur si Ushtari N thuhet se është larguar nga vendi ndërkohë që “Scotland Yard” ka nisur një hetim të ri mbi vdekjen e princeshës.


Gruaja e ushtarit thotë se burri i ka rrëfyer se një njësi elitë e forcave SAS ka verbuar shoferin e makinës duke shkaktuar aksidentin.
 
Ushtari N gjithashtu i ka thënë gruas se urdhri erdhi nga dikush në rrethin e brendshëm mbretëror, pasi ai nuk e aprovonte lidhjen e Dianës me Al Fayed.


Besohet se Ushtari N ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që gruaja dhe fëmijët e tij janë ende në shtëpinë e tyre në Hereford.

Hetimi mund të nxjerrë në dritë edhe regjistrime të aksidentit pasi disa ekspertë të sigurimit treguan se telefoni i Dianës ishte nën përgjim.

Babai i Al Fayed ka pohuar gjithmonë se vdekja e djalit të tij dhe Dianës ishte rezultati i një vrasjeje të planifikuar nga Agjensia e Shërbimeve Sekrete Britanike MI6. Sipas tij, një Fiat i bardhë ishte i përfshirë në këtë aksident, por makinës asnjëherë nuk iu gjetën gjurmët.

Ky lajm vjen pak pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Kamerun ka pranuar se ka pasur informacion në lidhje me vrasjen e Ledi Dianës, por nuk lajmëroi policinë dhe nuk tregoi gjë deri pak kohë më parë.
 
Redaksia online
(e.d/arsh/shqiptarja.com)