Ledi Shamku, deputete e Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat është shprehur dje se arsimi i lartë për këto 8 vite ka dështuar. “Sali Berisha dështoi me Arsimin e Lartë në këto 8 vite duke e rrënuar në mënyrën më të pacipë. Masivizimi në dëm të cilësisë.
U hapën dyert e universiteteve për arsye elektorale, por nuk u hapën dyert e formimit real dhe sipas nevojave të tregut. Vetëm në fakultetin ekonomik kemi 1 pedagog për 100 studentë, ndërkohë që ky raport duhet të jetë 1 me 18, sipas Kartës së Bolonjës” u shpreh Shamku.
Më tej anëtarja e komisionit të medias u shpreh se “65% e universiteteve sot janë të paakredituara çka do të thotë që sot 65% e familjeve shqiptare janë të gënjyera. Në morinë e universiteteve private që janë sot në vend, vetëm 4 prej tyre kanë marrë statusin Universitet
Të tjerat lëshojnë diploma universitare pa qenë universitet. Këtë fakt e kemi denoncuar publikisht dhe është pranuar prej tyre”. Pas deklaratës së Ledi Shamkut ka reaguar Ministria e Arsimit “PS, sot (dje) vazhdoi të sulmojë, të nxijë deri të mohojë sistemin e arsimit të lartë në vend.
Zhvillimi i arsimit të lartë dhe liberalizimi i tij i ka dhënë sot çdo të reje dhe të riu mundësinë që të realizojë ëndrrën për studime universitare” u shpreh Edlira Late Drejtore e Përgjithshme e Arsimit të Lartë në MASH.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com