Reperi i njohur Ledi Vula përveç talentit për muzikë ka pasion edhe sportin e skisë në male. Në profilin e “Instagramit” ka postuar disa fotot dhe 2 video nga parku kombëtar i Brezovicës në malet e Sharrit në Kosovë.
/Shqiptarja.com
Në videon e parë shfaqet duke u rrotulluar sipër kabullit të teleferikut. Ndërsa në videon e dytë tregon momentin kur zbret nga lartësia e malit të Sharrit duke bërë ski me shpejtësi.
Pushimet në malet e Sharrit duket se kanë qenë të bukura për Ledin mes flokëve të dëborës dhe atmosferës me ajër të freskët.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com









