Që prej një viti këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo është bërë nënë. Duke qenë një nënë e re ajo i është dedikuar gatimit madje pohon se di të gatuajë mjaft mirë. “Gatuaj shumë mirë. I qaj specat e mbushur, ose patllëxhanët me mozzarella në furrë. Një ëmbëlsirë të cilën ma ka mësuar nëna ime, shëndetlinë, e qaj dhe këtë”,- është shprehur këngëtarja. Gjithashtu ajo ka pohuar se përveç impenjimeve dhe projekteve të reja të nisura në fushën e muzikës Çelo pëlqen të jetë edhe një zonjë shtëpie e mirë.(xh.k/shqiptarja.com)