Ledina Çelo tregon si u njoh me bashkëshortin, lidhja e tyre u bë realitet pas 10 vitesh pritje

Ledina Çelo tregon si u njoh me bashkëshortin, lidhja e tyre u bë realitet pas 10 vitesh pritje

Këngëtarja Ledina Çelo u largua për një kohë të gjatë nga ekrani duke iu dedikuar familjes. Ajo jeton tashmë në Gjermani dhe është nënë e dy fëmijëve. E ftuar në ‘Xing’, Ledina Çelo ka treguar se si është njohur me partnerin e saj, babain e fëmijëve.

Ajo ka tregur se historia e tyre ka qenë një rastësi e bukur, ë u bë realitet pas dhjetë vitesh pritje.

"Me Naimin u takova rastësisht në Zvicër. Ai asokohe kishte fituar statusin kampion bote në kick-box dhe ishte i ftuar special për të parë koncertin e këngëtarëve nga Shqipëria. Ishte hera e parë që më pa dhe pasi mbaroi koncerti të gjithë artistët pimë kafe me të. Në fund më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në ndeshjen e tij. Nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani. Vëllai im e pëlqen shumë boksin dhe thashë t’ia ngec vëllait. Pas 2-3 muajsh më merr vëllai në telefon dhe më thotë ‘Ledina më ka marrë një djalë nga Kosova, dukej djalë shumë i mirë, i sjellshëm, më tha që ka një ndeshje’. Shko po deshe i thashë. Vëllai kishte shkuar në ndeshje kurse unë duke qenë se isha shumë e re dhe nuk doja një lidhje serioze. U shkëputëm 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë pashë jetën time. Më pas ai u takua rastësisht me vëllain tim. Vëllai më telefonoi dhe më tregoi që kishte takuar Naimin dhe donte të fliste me mua. Më pëlqeu shumë, kishte po atë butësinë si dikur dhe filluam komunikimin. Pas 1 viti duke folur në telefon u takuam”,-tregoi Ledina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 28/04/2019 09:47

    oooo sa leku i mire, te trashigohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson