Ledri Vula është një prej emrave më të dashur për publikun, sidomos vitet e fundit.

Ndërkohë që emri i tij dhe projektet muzikore dëgjohen thuajse në çdo klasifikim muzikor, duke qëndruar në pozicione të rëndësishme, kohët e fundit, reperin është distancuar nga prurjet e reja muzikore.

 Projekti i tij më i fundit muzikor është “M’ke harru”, një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, i cili është publikuar rreth 4 muaj më parë por edhe kjo këngë nuk mund të quhet tamam prodhim i Ledrit pasi është pikërisht Ermali ai që e ka ftuar artistin në këtë bashkëpunim.

Reperi zbuloi nëpërmjet një postimi në profilin e tij, se përvec se muzikant tashmë Ledrin do e shohim edhe si biznesmen.

Ai ka sqaruar se ai ka vendosur të sfidojë vetën në një fushë tjetër dhe bëhet fjalë për atë të biznesit. Gjatë udhëtimeve të tij të shpeshta ka krijuar kontakte me shumë njerëz, të cilët i kanë ofruar bashkëpunime për biznese të ndryshme.

Gjithashtu artisti është takuar me shokun e klasës së tij dhe të dy punuan për muaj të tërë për idenë e “Frix”, një brand i krijuar nga ata për të shërbyer pataten në formë të vecantë me salcë dhe shije që nuk ka ekzistuar në Kosovë.

 Hapja e madhe e “Frix” u bë pasditen e djeshme.