Ledri Vula konfirmon ndarjen
nga Adela: E dua akoma

Ledri Vula konfirmon ndarjen<br />nga Adela: E dua akoma
TIRANE - Reperi kosovar Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen me bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku. I ftuar në ‘Top ShoW Magazine’ të Alban Dudushit, Ledri konfirmoi se tashmë është "singëll", ndërsa foli për  ndjenjat e tij ndaj Adelës, duke theksuar se  pavarësisht ndarjes ai ende është i dashuruar me të.

 “Unë kurrë s’kam folur jam lidh apo s’jam lidh dhe është një pjesë që s’më intereson shumë me fol. Adela nuk është person publik së pari, e as nuk e ka Instagramin e hapur që kërkon ndjekës. Unë s’e kam bërë publike që jam në një lidhje pikërisht prej këtyre gjërave, kam dashur t’ia respektoj privatësinë, një gjë që gazetarët deshëm apo s’deshëm nuk ta respektojnë. Për fajin tim është bërë e famshme dhe Adela. Nuk ka pasur nevojë. Gjërat ndodhin, shkojnë e vijnë. Adelën e kam dashur shumë. E dua. Është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar, që më ka dashur më së shumti, që më ka respektuar”, deklaroi Ledri.

I pyetur nëse mund të ketë një rikthim mes tyre, reperi nga Kosova u përgjigj: “Nuk i dihet”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin