Ledri Vula largohet përfundimisht nga muzika

Ledri Vula largohet përfundimisht nga muzika
Tashmë pothuajse është e sigurt – sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika. Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh. Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Tëitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen. Ende nuk dihen arsyet e largimit të Ledrit, por një gjë është e sigurtë – incidentet e fundit me Noizyn dhe konflikti muzikor me të, ashtu sikurse problemet në jetën private, mund ta kenë detyruar Ledrin të largohet, por pa marrë parasysh kësaj, ai do të mbetet gjithmonë ikonë e hip-hopit shqiptar, si një prej më të mirëve ndonjëherë.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë